Kosova

Sipas sondazheve kjo parti prin në Podujevë

Sociologu Fisnik Halimi ka zbuluar në emisionin sondazhet fillestare të zgjedhjeve komunale në Podujevë.

 Zgjedhjet në komunën e Podujevës do të mbahen më 29 nëntor.

“Sipas sondazhit tonë, LDK prin në Podujevë por jo aq bindshëm. Por duhet të kemi parasysh. Ai që thotë unë jam fituesi i madh humbet shumë. Fituesit me gjasë i duhet një koalicion me PDK’në e cila është e treta në atë komunë”, ka thënë ai.

Ai ka komentuar edhe sondazhet aktuale në nivel vendi dhe ka treguar se a ka mundësi që VV’ja të merr 50% të votave. “50% duhet 410 mijë vota. 350 mijë i ka pasur LDK e Ibrahim Rugovës. Por nuk mund të hem me siguri”, shtoi ai.