Bota

Sipas OKB-së disa palë janë përfshirë në krime lufte në Siri

Asnjë palë në konfliktin në Siri, që përfshin forcën ajrore ruse, forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe Turqinë, nuk i shpëtoi fajësisë në një raport që përpiluan hetuesit e Kombeve bë Bashkuara.

Raporti prej 23 faqesh i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar thotë se të tre pjesëmarrësit kryesorë në luftë mund të jenë të përfshirë në krime lufte.

Aty thuhet se ka “arsye për të besuar” se aeroplanët dhe pilotët rusë kanë bombarduar qëllimisht një treg në Siri, duke vrarë 43 njerëz.

Forcat e Assadit, ndërkaq, dyshohen për bombarimin e spitaleve në Idlib, provincën e vetme që vazhdon të jetë nën kontrollin e rebelëve anti-qeveritarë.

Sipas hetuesve të Kombeve të Bashkuara, edhe forcat turke mund të kenë kryer krim lufte me vrasjen e politikanit sirian-kurd, Hevrin Khalaf, më 12 tetor.

Komuniteti ndërkombëtar, në anën tjetër, fajësohet për mosofrimin e ndihmës së duhur për refugjatët e zhvendosur në kufirin sirian.

Raporti është i 19-ti i tillë dhe mbulon periudhën nga 11 korriku i vitit të kaluar deri më 10 janar.

Lufta civile në Siri ka nisur në mars të viti 2011.

Mbi 400,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483