Kosova

Sipas analistit Kadriaj a do të arrihet marrëveshja mes LVV –së dhe LDK –së, ja parashikimi I tij

Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ani pse u kanë mbetur edhe pak orë deri tek konstituimi i Kuvendit, këta të fundit edhe me tej nuk po arrijnë assesi një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Analisti politik, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se marrë parasysh gjendjen e renduar ekonomike në vend dhe mos perspektiven e Kosovës si shtet, tashmë çdo qytetar po e mirëpret konstituimin e qeverisë së re.

“Duke marrë parasysh gjendjen e renduar ekonomike në vend dhe mos perspektiven e Kosovës si shtet çdo qytetar e mirëpret konstituimin e qeverisë sepse më mirë një qeveri e dobët sesa hiq fare. Por, një gjë opinioni tani më e ka kuptuar që entuziazmin dhe propaganda për qeverisje të mirë, luftim të korrupsionit dhe ç ‘kapje të shtetit mbetet vetëm një iluzion, sepse edhe subjektet fituese Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja treguan që janë parti si gjithë të tjerat, që votën qytetarit e kanë vetëm mekanizëm për të marr pushtet dhe asgjë më shumë”, është shprehur Kadriaj.

Ai gjithashtu ka folur me theks të veçantë edhe për rolin Kurtit dhe Mustafës në këto negociata.

Për të parin Kadriaj ka thënë se dëshmoi se është një vetëm negociator amator, ndërsa lideri i LDK-së, Isa Mustafa, dëshmoi që është një politikan i karrierës.

“Pra, me ketë sjellje mund të ketë ndërrim të pushteteve, por jo mirëqeverisje dhe luftim të korrupsionit e aq më pak menaxhimi i bisedimeve Kosovë-Serbi, sepse Kurti u dëshmua që është një profili i liderit që ka elokuencë dhe din të ngrit kauza me ose pa vend, por dëshmoi që është një lidership dhe negociator amator, ndërsa lideri i LDK-së, Isa Mustafa, dëshmoi që është një politikan i karrierës që din të përfitoj nga negociatat”, ka shtuar ai.

Image

Në fund, ai ka potencuar se vendin e presin detyra jetike, si miratimi buxhetit për vitin 2020, si dhe negociatat me shtetin fqinj, Serbinë.

“Më ketë dua të theksoj që me këtë pozicion e presin detyra jetike si miratimi buxhetit për vitin 2020, si mekanizëm për jetësimin e zhvillimit ekonomik, si dhe negociatat me shtetin fqinj Serbinë të dy subjekteve kanë pak gjasa për një formulë qeverisëse, por uroj që 2020 do ta zënë Kosovën me qeveri të re pa marr parasysh formulën apo nivelin e performancës, sepse”, ka përfunduar Mustafë Kadriaj, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se konstituimi i Kuvendit pritet të ndodhë më 26 dhjetor, por në rast se nuk do të ketë një marrëveshje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk përjashtohet mundësia që ky konstituim të shtyhet.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.