Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmet ndaj zyrtarëve policorë

Pesë policë janë lënduar gjatë kryerjes së detyrave në tri komunat veriore të Kosovës, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Sindikata e Policisë e ka dënuar ashpër sulmin ndaj zyrtarëve policorë në veri.

Në reagimin e kësaj sindikate theksohet se policët ishin sulmuar me mjete të ndryshme nga grupet kriminale.

“Sindikata e Policies së Kosovës është e brengosur për shëndetin dhe jetën e zyrtarëve policorë të cilët pësuan lëndime e të cilëve ju dëshiron shërim të shpejtë”, thuhet në reagim.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

“Duke ju përmbajtur me dinjitet vizionit, misionit dhe vlerave të këtij profesioni fisnik. Përherë mirënjohës zyrtarëve policor”, thuhet në njoftim.

Go to TOP