KULTURË

Silentium Est Pax e Memli Kelmendit botohet në CD-në e Sottovoce Ensemble – Francë

Vepra  “Silentium Est Pax” e Memli Kelmendit sapo është botuar dhe tani është zyrtarisht pjesë e CD-së “Horizons” të Sottovoce Ensemble – Francë.

Kjo vepër është kompozuar vitin e kaluar enkas për këtë ansambël dhe është interpretuar Premierë disa herë në Paris dhe Redon pastaj është interpretuar edhe nga kori “l’Étrange Boutique” që udhëhiqet nga operisti i njohur Till Fechner, nga Franca.

Së fundmi është interpretuar nga Kori I Filharmonisë së Kosovës nën udhëheqjen e prof. Rafet Rudi në kuadër të festivalit ndërkombëtar të muzikës ReMusica.

Kjo nuk është hera e parë që veprat e Memli Kelmendit botohen jashtë shtetit. Më parë është botuar edhe vepra tjetër “Ater Umbra” nga kori EVOC – Ensemble Vocal Creation, në Francë. /Kosova.info/

https://www.ensemble-sottovoce.com/discographie