SPORT

Siguri më e madhe për mesfushën e Kosovës- rikthehet Herolind Shala

Herolind Shala është i lumtur që është rikthyer përsëri në fushën e blertë pas një lëndimi muskulor që e la atë jashtë dy ndeshjeve të Kosovës në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020.

Shala u rikthye në stërvitje të mërkurën, rreth tri javë pasi u lëndua gjatë një takimi me skuadrën e tij Valerengan.

Mesfushori Shala e lëndoi muskulin e këmbës gjatë stërvitjeve me skuadrën e tij norvegjeze, Valerengan më 25 maj.

Pas testeve mjekësore u bë e ditur se ai do të mungonte deri në tri javë.