Kosova

Si u kap anglezja në aeroportin e Prishtinës duke i futur 100 mijë funte

Dogana e Kosovës ka njoftuar se oficerët doganor kanë arritur të parandalojnë futjen ilegale të 100 mijë funteve angleze në pikë kalimin ndërkombëtar të aeroportit.

Përmes një komunikate, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur pasditen e së martës.

“Dje në orët e pasdite një udhëtare angleze ka hyrë në kanalin e gjelbër ku edhe është selektuar nga oficerët doganor për kontroll pasi imazhet ne skaner kanë shfaqur parregullsi potenciale. Kontrolla fizike e udhëtares ka gjetur mjete monetare te fshehura në thellësi të çantës te vakumuara. Pasi janë gjetur udhëtarja është kontrolluar detajisht si dhe është vendosur nën kontroll”, thekson komunikata.

Po ashtu, bëhet e ditur se mjetet monetare janë ndaluar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme, përmes sektorit të hetimeve në Doganën e Kosovës.

“Pas numërimit te mjeteve është gjetur kjo sasi: 10 GBP X 200 PCE = 2000 GBP; 20 GBP X 4104 PCE = 82080 GBP; 50 GBP X 140 PCE = 7000 GBP; Totali 91080 GBP”, thekson komunikata.

Ndërkaq është theksuar se deklarimi i mjeteve monetare mbi vlerën 10 mijë euro është obligim ligjor.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.