Love & Sex

Si t’i çoni puthjet në një tjetër nivel

Ashtu si çdo gjë tjetër, puthja kërkon praktikë

Megjithatë me ndihmën e këshillave dhe hileve të duhura, mund të bëheni pjesë e kategorisë A si një puthës/e i/e mirë.

Flirtoni gjatë “rrugës”për tek puthja

Mbajtja e duarve, vështrimet e gjata dhe jo vetëm i bëjnë puthjet edhe më pasionante. Lëreni atë të kuptojë se dëshironi t’ju puthë me anë të flirtimit.

Mos kini frikë të bëni hapin e parë

Nëse doni ta puthni, dërgoni sinjale. Mos prisni çdo gjë nga ai/ajo.

Bëni gati buzët

Me siguri keni një shkëlqyes buzësh të preferuar, por mos e aplikoni në këtë rast. Nuk do ta ndihmojë situatën në asnjë moment. Më mirë zëvendësojeni me një zbutës buzësh.

Qetësohuni

Kur të vijë momenti i puthjes, qetësohuni dhe merrni frymë thellë. Shanset janë se edhe partneri/ja e ka pritur këtë moment gjithë natën, prandaj nuk keni arsye për t’u shqetësuar.

Merrni frymë

Filloni me puthje të lehta. Një pushim i shkurtër do t’ju japë mundësinë të kuptoni se çfarë partneri/ja pëlqen. Lërini gjërat të rrjedhin gradualisht dhe mos bëni veprime të nxituara.

Përdorni duart

Përkëdhelni flokët e partnerit/es, kalojini duart nëpër shpatulla, krahë apo bel. Bëni atë që ndjeni pa u menduar gjatë, shkruan Anabel.

Eksploroni

Kur të ndiheni mjaftueshëm rehat me njëri-tjetrin, çojini gjërat në një nivel tjetër. Provoni ta puthni te qafa apo kafshojini buzën e poshtme. Mos u fokusoni vetëm te buzët, por përfshini edhe pjesë të tjera trupi në “seancat” e të puthurit.

Kontrolloni gjuhën

Sensi i masës në përdorimin e gjuhës është shumë i rëndësishëm. Kur gjërat të fillojnë të nxehen lëvizeni gjuhën në formë rrethore, por jini vigjilentë ndaj reagimit të partnerit/es.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483