Bota

Si “të votohet” kur nuk ka votues?

Të martën, gjatë një seance të Parlamentit të Ukrainës, shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë filmoi deputetin Anton Yatsenko, nga Partia Vidrodzhennya, duke votuar disa herë për kolegët e tij që mungonin.

Votimi në vend të deputetëve që mungojnë është i ndaluar me rregulloret e Parlamentit të Ukrainës, që në këtë vend njihet si Verkhovna Rada. (Video: Shërbimi i Ukrainës i REL-it)