Life Style

Si të dilni bukur në foton e pasaportës? Me këto truke nuk do të keni turp të tregoni fotot zyrtare

Shumicës së njerëzve nuk ju pëlqejnë fotot e tyre në dokumentet ligjore.

Nuk ka arsye për t’u shqetësuar, por nëse planifikoni të rinovoni kartën tuaj të identitetit, ose të aplikoni për ndonjë vizë, më poshtë do të gjeni disa këshilla të dobishme se si të dilni bukur edhe në foto zyrtare:

Mos e ngrini mjekrën lart
Ky është një nga gabimet më të shpeshta: Ju përpiqeni të qëndroni drejt, por ngrini mjekrën lart. Si rezultat, hunda juaj fokusohet direkt në kamera. Kjo foto nuk duket e natyrshme dhe ky pozicion, e bën mjekrën tuaj të duket më e madhe. Mundohuni të qetësoni shpatullat dhe mos e hidhni kokën pas.

Mos e lëvizni kokën pas
Mos e ktheni kokën pas, sepse do të dukeni me një mjekër të dyfishtë. Për ta bërë fytyrën tuaj të duket më mirë, lëvizeni pak mjekrën dhe ulni kokën vetëm pak.

Shmangni një buzëqeshje të madhe
Sipas standardeve moderne, një buzëqeshje e madhe është e papërshtatshme për fotot në dokumentet zyrtare në shumicën e vendeve. Por një buzëqeshje e vogël do t’ju bëjë të dukeni bukur.

Mos qëndroni e vrenjtur
Vetullat e vrenjtura mund të shkatërrojnë fotot më shumë se një buzëqeshje e madhe. Për të shmangur këtë gjë, përpiquni t’i bëni vetullat njësoj siç i bëni kur diçka ju befason. Mirëpo, sigurohuni që të mos ta teproni me këtë gjë.

Mos harroni flokët tuaja
Zgjidhni një pamje të freskët, duke shmangur modelet e flokëve shumë të ndërlikuar. Sipas rregullave, në foto të caktuara, balli, sytë dhe vetullat nuk duhet të mbulohen.

Kushtojini vëmendje grimit
Shmangni tonet e syve dhe buzëkuqtë me shkëlqim. Ato do t’ju bëjnë të dukeni më e madhe në moshë. Është më mirë të zgjidhni tone mat.

Zgjidhni një veshje të përshtatshme
Si rregull, në shumicën e fotove vetëm fytyra juaj është e nevojshme, prandaj me siguri nuk mendoni shumë për rrobat. Mirëpo, në foto zyrtare rekomandohen ngjyrat e errëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.