Video

Si skenë filmi, dallga gjigante fundos anijen

Këto pamje rrëqethëse të filmuara në Nias të Indonezisë tregojnë një anije që fundoset prej dallgëve gjigante.

Në pamje filmike do të shikoni se si varka luhatet si “lodër”, para se të zhytej nën sipërfaqen e ujit.

Mësohet se brenda saj nuk kishte njeri, ndërsa nuk dihet se si u shkëput prej hapësirës ku ishte ankoruar dhe lundroi vet nëpër valë.

Raportohet se gjatë këtij incidenti, nuk është lënduar ndonjë pushues, megjithëse kishte shumë në afërsi.