Show Biz

Si rrallëherë më parë Di Caprio në publik me babain

Leonardo DiCaprio është një prej yjeve të mëdha të filmit, i cili pëlqen ta mbajë familjen larg jetës publike.

Megjithatë, duke qenë se fotoreporterët e përcjellin këmba-këmbës, ndodh që në faqet rozë të arrijnë edhe imazhe të familjarëve të tij.

Kështu ka ndodhur edhe gjatë të enjtes në Beverly Hills të Los Angelesit, kur aktori është fotografuar në shoqërinë e babait të tij, George dhe një mik të tyrin.

44-vjeçari ka drekuar në një restorant me babanë e tij, ndërsa më pas janë ndarë, derisa paparacit e kanë dokumentuar këtë shoqërim përmes fotografive, transmeton telegraf.

DiCaprio ishte veshur thjesht dhe mbante një kapelë, në mënyrë që sa më pak njerëz ta njihnin, ashtu që të qëndronte i qetë me babanë e tij, i cili është shkrimtar dhe redaktor i njohur në SHBA.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483