Show Biz

Si reagoi Rihanna pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant?

Superylli i muzikës pop, Rihanna, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen e legjendës së Lakers, Kobe Bryant, dhe për të gjithë viktimat që u përplasën me helikopter të dielën në mëngjes.

Përmes Instagramit, Rihanna – si shumë nga fansat e Kobe – ende nuk po arrin të besojë për këtë që ndodhi.

Ajo publikoi një imazh të Bryant dhe vajzës së tij, Gianna, në natën kur Lakers fituan finalen e NBA në vitin 2009.

Mesazhi i përzemërt i Ririt vetëm tregon se sa shumë ndikoi Bryant në çdo shpirt, jo vetëm te basketbollistët.

“Akoma nuk po mund të besoj, nuk po mund të gjej fjalë. Na mungon. Zoti e mëshiroftë familjen Bryant dhe familjet e të gjithë shpirtrave që kemi humbur”, ka shkruar këngëtarja nga Barbados.

Ai ishte një ikonë botërore. Një nga lojtarët më të mirë në historinë e NBA-së.

Vetëm emri i Bryant mbart pas vetes një karrierë të bujshme profesionale, tituj në NBA, medalje olimpike, etj.

Më e rëndësishmja, ai e udhëzoi vajzën e tij, Gigi që të ndiqte gjurmët e të atit dhe të bëhej një basketbolliste profesioniste.

Përplasja e Bryant erdhi tërësisht papritur. Ashtu si Rihanna, e gjithë bota është në shok nga humbja e një prej yjeve më të mëdhenj të basketbollit.