Kosova

Si po përfundojnë armët me origjinë serbe në duar të terroristëve?

Shërbimi sllovak i kundërzbulimit e ka njoftuar shërbimin austriak për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe luftë kundër terrorizmit për përpjekjet e autorit të terrorit në Vjenë për të blerë municion. Këtë e pohoi edhe ministri i brendshëm i Austrisë Karl Nehamer i cili tha se ka pasur lëshime në punën e autoriteteve të sigurisë. Në këtë sulm  autori i këtij krimi një shqiptar nga Maqedonia veriore që mban edhe nënshtetësinë austriake, ka përdorë një armë automatike Kallashnikov prodhimi serb – shkruan Kosova.info

Nuk është hera e parë që në sulme të tilla përdoren armë me origjinë nga Serbia. Sipas asaj që dihet, dhe të gjithë i referohen fotografisë së Kujtim Fejzulaj në Instagram, i cili  shihet me një pushkë automatike, nga “Zastava” e Kragujevcit që i përket arsenalit të APJ ose MPB.  Ajo që tërheq vëmendjen në shumë publikime të mediave serbe ka një tendencë që të devijohet ngjarja lidhur me origjinën e armës. Kështu në një publikim të përditshmes Blic, thuhet se kriminelët malazezë furnizohen me armë ilegale nga burime të ndryshme më së shpeshti nga Shqipëria, Serbija dhe Kosova!Për të qenë ironia më e madhe ky publikim i referohet edhe statistikave të Iniciativës globale kundër krimit të organizuar transnacional të 2 nëntorit dhe disa të dhënave të publikuara tre vite më parë rreth armëve ilegale në rajon. Nga iniciativa Globale thonë se armët ilegale në Ballkanin perëndimor janë një kërcënim  dhe se Evropa Juglindore është e mbushur me armë veçanërisht nga trashëgimia e luftrave në ish Jugosllavi. Sipas vlerësimeve të KB dhe Europolit më shumë se tre milionë armë ilegale ndodhen në gjashtë vende të Ballkanit perëndimor.

Një mesatare prej 30 armë legale dhe ilegale   në 100 banorë. Hulumtimet tregojnë se më 2017 Serbia ndodhet në vendin e parë në Evropë në bazë të armëve në duar të civilëve. BH është në vendin e pestë, Maqedonia veriore në e shtata, ndërsa Kosova ndodhet në vendin e 11. Veç kësaj Kosova nuk është prodhuese e armëve, gjë heq dyshimet që mund të jetë furnizuesi kryesor i armëve ilegale në raport me vendet fqinjë. Pas përfundimit të  luftës në Bosnjë dhe pas shembjes së Republika Srpska Krajina, vlerësohet se disa qindra mijëra armë automatike, pushkë gjysmë automatike, mitraloza, pistoleta automatike, pistoleta me rreze të gjerë dhe më shumë mbetën midis ish luftëtarëve dhe civilëve ” dhe jo vetëm të “Zastavës”  granata dore dhe raketa anti-tank. Një pjesë e misionit të NATO-s, IFOR dhe SFOR, arritën të shkatërronin në veprime sporadike, por përsëri një pjesë e madhe mbeti, për të thënë, e paprekur.Autorit të këtij teksti, një nga tregtarët tani të vdekur, i cili filloi së pari këtë biznes, tregoi se si ai fshehu pushkë automatike nën sedilje dhe i transferoi ato nga BiH në Kroaci, dhe pastaj pas një muaji ose dy duke u fshehur në vende të fshehta (apartamente me qira, garazhe ose bodrume),u shitën italianëve, të cilët më pas transferuan armët nëpër Slloveni në vendin e tyre të lindjes. Vlerësimet thonë se në atë kohë, janë dërguar disa mijëra copë të armëve të shkurta dhe të gjata të APJ. Mediat serbe tentojnë ta përshkruajnë Kosovën dhe Shqipërinë  si burim furnizimi të armëve kineze të cilat në trazirat e vitit ’97 janë grabitur nga depot. Ballkani u shpërfaq në qendër të vëmendjes me shpërthimin e luftës civile në Siri, kur sasi të mëdha armësh nga ish Jugosllavia, kryesisht nga Serbia, Kroacia dhe Bosnja dhe Hercegovina, të cilat ishin shënuar si të tepërta dhe jot ë mira përfunduan në duart e FSA (Armata e lirë siriane, Al Nusre, dhe qindra milicë islamikë, madje edhe luftëtarë të Shtetit Islamik). Tashmë në verën e vitit 2013, u tha se ishte e pamundur të gjente një pushkë automatike ose të famshëm “tetejac” në Ballkan, sepse gjithçka u mblodh dhe u dërgua në Siri. Kur të gjithë prisnin shembjen e Bashar al-Assad, rrjetet sociale ishin plot me fotografi të luftëtarëve me armë nga asortimenti i ish-JNA.

Kanali i furnizimit me armë nga Evropa Lindore në Lindjen e Mesme filloi të ngjallej nga dimri i vitit 2012, kur dhjetëra aeroplanë mallrash të ngarkuar me armë dhe municione nga koha e ish-RSFJ-së shkuan së pari nga Zagrebi në Jordan. Blerësi në atë kohë ishte Arabia Saudite, dhe menjëherë më pas, të shtënat e para të armës u shfaqën në Siri. Sipas raporteve të BE-së për eksportet e armëve, që nga ajo kohë deri në vitin 2016, tetë vende të Evropës Lindore miratuan eksportin e armëve dhe municioneve në Arabinë Saudite në vlerë prej 829 milion euro. Jordania ka siguruar licenca eksporti me vlerë 155 milion euro, Emiratet e Bashkuara Arabe me vlerë 135 milion euro dhe Turqia me vlerë 87 milion euro, duke e çuar totalin në 1.2 miliard euro.

Dhe atëherë u shënua një pikë kthese. Rusia hyri në luftë në krah të Asadit. Që nga 2016, 2017, 2018, gjithnjë e më shumë luftëtarë Islamist u larguan nga Siria dhe u kthyen në vendet e tyre. Grupi i luftëtarëve sapo erdhi nga anëtarët e BE-së Franca, Gjermania, Austria, Italia, Belgjika dhe madje Britania e Madhe (e cila atëherë ishte anëtare e BE-së).

Caku Franca

Se armët me origjinë nga Ballkani që i përdorin terroristët për sulme në caqet  brenda BE janë zbuluar më 2015. Sulmi i parë i tillë në të cilin u përdorën armë nga Ballkani u regjistrua më 7 janar 2015. Vëllezërit Kouachi, shtetas algjerianë, hynë në redaksinë e Charlie Hebdo më 7 janar dhe vranë 12 vetë dhe plagosën disa me armë automatike. Një ditë më pas, bashkëpunëtori i tyre Amedy Coulibaly vrau një polic në rrugët e Parisit dhe më pas vrau katër persona të tjerë në një supermarket. Për këto tre sulme terroriste, sulmuesit përdorën pushkën gjysmë automatike M-70 “Zastava”, e cila u prodhua në mes të viteve 1980 dhe pretendohet se e ka origjinën në Kroaci. Mbeti e paqartë se si ato armë arritën në Francë. Një sulm i ri në të cilin u përdor përsëri “Zastava” AP M-70 ndodhi më 14 nëntor 2015 në sallën e koncerteve Batalkan. Në këtë masakër, 120 njerëz u vranë nga sulmuesi vetëvrasës dhe sulmuesit që hapën zjarr mbi një turmë që po përpiqej të shpëtonte. Tre sulmues u vranë gjithashtu në këtë sulm.

Menjëherë pas konstatimit se armët vijnë nga Ballkani, filluan hulumtimet se si islamikët në Evropë furnizohen me armë nga Ballkani.

Miliona armë të vogla që qarkullojnë në Ballkan paraqesin një” kërcënim të madh për sigurinë evropiane “,” tha atëherë Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, duke shtuar se gjatë sulmit në 2015 në Francë, ndër të tjera, u përdorën pushkë të kontrabanduara, versioni serb i Kalashnikov rus.

Armët “paraqesin një kërcënim të madh për sigurinë evropiane”, tha Le Drian në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun gjerman Heike Massa, duke shtuar se situata ishte e papranueshme sepse “terroristët dhe kriminelët vazhdojnë të vrasin njerëz në të gjithë Evropën.”

Drejtori i atëhershëm i fabrikës “Zastava Oruzje”, Milojko Brzakoviç, konfirmoi se disa pjesë të armëve të përdorura nga islamikët në sulmet terroriste në Paris më 13 nëntor u prodhuan në atë fabrikë të Kragujevac para shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Brzakoviç më pas i tha AP se Ministria e Punëve të Brendshme Serbe i dërgoi atij numrat serial të armëve të gjetura në kryeqytetin francez gjatë dhe pas sulmit terrorist, dy ditë pas sulmeve terroriste në Paris, në të cilat u vranë 130 njerëz.

“Unë mendoj se ishin shtatë ose tetë prej tyre, të gjitha ishin pushkë automatike,” Kalashnikov “,” tha Brzakoviç

Sipas AP, fjala është për versionin jugosllav të pushkës automatike sovjetike AK-47. Këto armë u përdorën nga APJ, dhe më vonë nga Ushtria e RFJ-së. Në një deklaratë telefonike për agjencinë amerikane, Brzaković tha se pas shpërbërjes së ish-RSFJ-së, të gjitha palët ndërluftuese kanë mundur të shesin armët e mbetura.

“Armët iu dorëzuan njësive ushtarake në Slloveni, Bosnjë dhe Maqedoni për nevojat e APJ,” tha ai me këtë rast.

Një studim i hollësishëm mbi këtë u dha gjithashtu nga Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Shumë sulme terroriste islamike në vitet e fundit kanë pasur, përveç pikëpamjeve laike që janë plotësisht në kundërshtim me sistemin e vlerave perëndimore, një tjetër komponent i përbashkët: disa nga armët e përdorura në sulme vijnë nga tregjet e zeza të Ballkanit,” shkroi gazetari Michael Martens.

Sipas artikullit, në nëntor 2015, policia bavareze gjeti pushkë automatike, bomba dore dhe eksplozivë në makinën e një malazezi, në sistemin e navigacionit si shënjestër ishte Parisi,. Disa muaj më parë, policia suedeze arrestoi një musliman boshnjak, makinës së të cilit iu gjet një armë automatike dhe dhjetë granata dore.

Këto ishin gjurmët e para kur forcat e policisë evropiane si Franca, Gjermania dhe Suedia filluan të mbledhin informacione se islamistët në Evropë po blinin armë nga Ballkani.

Për shkak të këtij rasti, Gjermania, së bashku me Francën, filluan një iniciativë me vendet e Ballkanit Perëndimor që policia të marrë pjesë më intensivisht në shkëmbimin e ndërsjellë të informacionit, në mënyrë që të parandalojë përpjekjet që këto armë  të përfundojnë në BE dhe në duart e militantëve islamistët militantë që do ti përdornin për sulme  kundër civilëve.

Pas aksionit në sallën Batalkan, truri i këtij sulmi u largua në Belgjikë, një vend i shënuar si një çerdhe për xhihadistët. Me 296 luftëtarë, Belgjika ishte në krye të grupit të vendeve nga vijnë luftëtarët në fushat e betejës në Siri dhe Irak. Për hir të krahasimit, nga Gjermania tetë herë më e madhe, rreth 240 luftëtarë përfunduan në “luftën e shenjtë” në Siri. Kur krahason numrin e xhihadistëve me numrin e banorëve, Belgjika është eksportuesi kryesor i xhihadistëve evropianë me 27 luftëtarë për milion banorë. Hetuesit francezë kanë zbuluar se një shtetas belg, Abdelhamid Abaud, është organizatori i sulmit terrorist në Paris.

Me origjinë nga Maroku, Abaud u dënua në mungesë me 20 vjet burg në fillim të këtij viti për një sulm terrorist në qytetin Verviers në të cilin u vranë oficerët e policisë belge.

Hetuesit më pas shprehën bindjen se ai ishte udhëheqësi i një qelize xhihadiste në Belgjikë dhe se ai ishte duke udhëhequr rekrutimin e islamikëve radikalë të cilët më pas u bënë anëtarë të Shtetit Islamik. Pasoi një operacion në  Molenbeek, ku u konstatua se islamikët në këtë rast gjithashtu përdorën armë të importuara në mënyrë të paligjshme nga Ballkani, por me numra serialë të fshirë.

Operacioni “Antwerp” konfiskoi armët e ekstremistëve islamikë

Portali Nova.rs njoftoi më 22 tetor të këtij viti se policia franceze ndaloi një makinë me targa franceze me dy persona në sheshin e pagesave në veri të këtij vendi, menjëherë pasi kaloi kufirin belg. Nga një kontroll i hollësishëm i automjetit u gjetën katër pushkë automatike të prodhuara nga Jugosllavia dhe 250  fishekë. Armët ishin fshehur në një çantë sportive. Të dy udhëtarët u ndaluan dhe hetimi tregoi se ata i morën armët në Antwerp, një nga disa portet më të mëdha në veri të Evropës. Në hetim u bashkuan edhe policia belge, e cila kreu një bastisje në të cilën gjeti 21 pushkë automatike, gjashtë pistoleta, 2 silenciatorë, municione, si dhe presa për shtypjen e kokainës. Policia e Antwerpen vazhdon të fshehë informacionin në lidhje me këtë hetim, veçanërisht identitetin dhe shtetësinë e të arrestuarve.

Kjo histori kishte vazhdimin  14 ditë më vonë kur forcat speciale të policisë së Antëerpen hynë në një shtëpi në fshatin Veelde afër qytetit Ravels në kufirin Belgjiko-Hollandez në orët e para të mëngjesit. Kërkimi përfshiu disa shtëpi në fshat me 4,510 banorë. Kërkimi përfshiu gjithashtu rrethin Bergerhout në vetë  Antwerp. Operacioni u krye në koordinim të Policisë Gjyqësore Federale dhe stacionet e policisë Kempen Noord-Oost dhe Antwerp, ku u kontrolluan dy apartamente dhe një garazh.

Në atë aksion, policia kapi, siç u tha: 4 pushkë automatike T-56 prodhim kinez, 14 pushkë automatike Zastava M70AB2, një pushkë automatike të prodhuar nga Rumania, si dhe dy versione të mitralozit M-70B1, nëntë korniza pushke, pesë pushkë nga prodhues të ndryshëm. , pesë karikator të pistoletave, gjashtë pistoleta të kalibrave të ndryshëm duke përfshirë ato reale dhe kopjet e Glock Austriak, Beret dhe Turner, si dhe dy silenciatorë.

Agjensia serbe Nova  kontaktoi policinë në Antëerp. Me atë rast, ne pyetëm nëse të arrestuarit dhe hetimi kishin ndonjë lidhje me ish-Jugosllavinë, duke pasur parasysh që një sasi e madhe e armëve të sekuestruara kishte origjinë nga ish-RSFJ-ja dhe nëse ishin persona me shtetësi serbe apo malazeze.

Policia e Antwerpit mori vetëm një përgjigje të shkurtër se ata nuk mund të siguronin informacionin e kërkuar, i cili tregon se gjurmë të caktuara ndoshta çojnë në Ballkan dhe ish-Jugosllavi, por që për shkak të interesit të hetimit, rezultate të caktuara nuk mund ti bëjnë publike.

Përndryshe aksioni I  ekstremistëve kundër qytetarëve francezë pasoi më 17 tetor të këtij viti. Edhe atëherë, policia dyshoi se kishte sasi të mëdha armësh nga Ballkani midis ekstremistëve islamikë, kështu që mund të supozohet  se këto armë, të cilat u zbuluan në kufirin belg-francez, ishin gjithashtu të destinuara për ekstremistët. Në një hulumtim “Fokusi i Krimit të Organizuar në Ballkanin Perëndimor”, botuar në maj 2019 në faqen gjashtë, thotë se Ballkani është një burim i kontrabandës së armëve. Në këtë hulumtim të  fundit përmenden grupet kriminale si furnizues të armëve edhe pse gjurmët e të gjitha akteve terroriste qojnë tek armët serbe. /Kosova.info/