EKONOMI

Si po falimenton Posta e Kosovës

Telekomi i Kosovës ka qenë ndërmarrja më fitimprurëse në Kosovë. Para një dekade ia paguante deri në 100 milionë euro në vit dividendë shtetit, ndërsa për shkak të keq menaxhimit është në prag të falimentimit, pasi borxhet i ka arritur mbi 60 milionë euro.

Ndërmarrja që dikur ishte më përfituesja në Kosovë tashmë është buzë falimentimit.

Kjo për faktin e keq menaxhimit për vite me radhë të Telekomit të Kosovës (TK), e cila para një dekade ia paguante gati 100 milionë euro në vit shtetit, derisa tashmë borxhet e saj kanë arritur në rreth 60 milionë euro dhe ka vështirësi që t’i paguajë edhe pagat e punëtorëve

Këtë ndërmarrje gjatë tre vjetëve të fundit e ka udhëhequr Agron Mustafa, i cili më herët kishte qenë në krye të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës deri në kohën e koncesionimit të këtij të fundit nga një kompani turke (“Limak”).

Kryesuesja e Bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri-Berisha, në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se borxhet e kësaj ndërmarrjeje kanë arritur në rreth 60 milionë euro.

Muaj më parë gazeta “Zëri” kishte paralajmëruar se ndërmarrja është në buzë të falimentimit pikërisht për shkak të këtyre borxheve.