Kosova

Si përfituan në emër të OJQ-ve, familjarët e deputetëve dhe politikanëve nga minoritetet(FOTO/DOC.)

Që nga shkarkimi i Adem Hoxhës nga komuna paralele e Gorës në Dragash, sipas informacioneve që janë marrë nga terreni nga qytetarët e komunitetit goran nga Dragashi, ata thonë se ai ka shenjëstruar buxhetin e Kosovës përmes OJQ-ve të ndryshme të regjistruara ne emër të gruas së tij, N. H., kunatës M. B. e cila është gruaja e baxhanakut të tij zv/ministit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, H.B.

H.B. kishte angazhuar djalin e tij, E. B., shofer personal në MZhE, E. G. dhe bashkëshorten e tij E. G. dhe vëllain e tij S. G., si dhe ndihmësin e tij në MZhE A. B. dhe burrin e saj, i cili jeton në Maqedoninë e Veriut.

E. B. përfaqësuesi i Shoqatës Goranët nga Maqedonia Veriore dhe përmes kësaj shoqate që duhet t’i paguajnë atij një tarifë vjetore të anëtarësimit dhe premtojnë se do të votojnë për Adem Hoxhën në zgjedhjet e ardhshme do të jenë në gjendje të marrë dokumentet maqedonase dhe në të ardhmen të shpallë një komunitet të ri në Kosovë.

Përmes OJQ Planina, KF Ëinner, si dhe kërkesat individuale të E. B. dhe A. B. nga buxheti i Kosovës përfituan mbi 35.000 euro vetëm në vitin 2018, për vitin 2019 të dhënat do te publikohen ne ditët ne vazhdim.

Shifra është shumë më e lartë, sido qoftë, aktivitetet e zbatuara nga këto organizata nuk janë të njohura për publikun, dhe ka vend për te dyshuar për keqpërdorime dhe nepotizëm.

Kosova.info ditëve ne vazhdim do te publikoje dokumente të cilat dëshmojnë se OJQ të ndryshme ne emër te familjarëve te politikanëve dhe te deputetit Adem Hoxha, kane përfituar shuma te mëdha pareshe në emër të OJQ-ve të ndryshme nga buxheti i shtetit. /Kosova.info 

Vazhdon…
Burimi: