Show Biz

‘Si një film dramatik, të dy filluan të qanin’, Ermal Mamaqi: U lashë prindërve tortën tek dera, kisha…

Padyshim që kjo ka qenë ditëlindja më e trishtuar për Ermal Mamaqin, pasi nuk ka arritur ta festojë me prindërit e tij.

Aktori i njohur i humorit, nga frika e mospërhapjes së koronavirusit nuk mundi të përqafojë nënën dhe babain ndërsa rrëfeu momentin kur i dërgoi tortën tek shtëpia.

Në një postim në Instagram, Ermali tha se shkoi tek shtëpia e prindërve të tij për ti dërguar një tortë por nuk hyri brenda.

Ai vetëm i ra derës dhe zbriti shkallët për të mos iu afruar. Aktori rrëfeu se të prindërit e tij filluan të qanin ndërsa vetë priti derisa shkoi tek makina për të nxjerrë lotët.

“Donim te perqafoheshim dhe nuk mundeshim. Se ku i dihet… Mund te jete ne trupat tane dhe po ja ngjisim tjetri… Nuk e kisha menduar që do jetonim keto kohë,”- shkroi ai.

Ndërsa tregoi anën pozitive duke thënë se të paktën kështu na merr malli për njëri-tjetrin.

Ja postimi i plotë:

Miq faleminderit per urimet. Padyshim ditlindja me e trishtuar.

Desha të ndaj diçka me ju…

Sot paradite vajta te shpija prindërve dhe i lash një tortë te dera. Zbrita 10 shkallë. Prita sa e hapën derën. I fola nga poshtë… filluan të dy të qanin. Une prita te shkoj ne makine qe te nxjerr lotet. Nuk di si tju them, dhe tani që po shkruaj më mbushen sytë. Si film dramatik. 2min qëndruam, ata në derë e unë poshtë shkallëve. Cudi e madhe, kemi qendruar larg njeri tjetrit shume here me gjate se kaq, dhe ska qene shume problem(te pakten nga une), por sot ishte ndryshe. Sigurisht, gjithe kjo lemeri qe po ndodh. Donim te perqafoheshim dhe nuk mundeshim. Se ku i dihet… Mund te jete ne trupat tane dhe po ja ngjisim tjetri… Nuk e kisha menduar që do jetonim kto kohë. Por është mirë.

Po ndjejmë përsëri mall për njëri tjetrin. Po prekim ca dhoma të zemrës që ishin me pluhur. Dhe si gjithmonë në kto raste po bëhemi pishman për idiotësitë që mërziteshim në kohë paqeje.

E di qe dhe juve ju mungojne familjaret me shume se kurre kto dite. E di që mund ti keni lënë në shpitë e tyre. Ka disa që jetojnë vetëm atje ku janë… Qendroni te forte.

Prapë jam i lumtur. Po pres… Është duke ardhur diçka shumë e mirë… Mos harroni. Dhuratat vijnë përmes problemeve.

Ju përqafoj.