SHËNDETËSIA

Si ndikon COVID-19 te femrat me kancer të vezoreve?

Nevojiten më shumë kërkime para se shkencëtarët dhe mjekët të kuptojnë se si COVID-19 prek femrat me kancer të vezoreve.

Sipas hulumtimit të hershëm të përpiluar nga Shoqata Amerikane e Klinikave Onkologjike, femrat me kancer në përgjithësi duket se janë në rrezik të madh për zhvillimin e COVID-19.

“Në përgjithësi, pacientet me kancer ndoshta kanë një rrezik më të lartë, veçanërisht ato që janë në terapi, si kimioterapia, për shembull, thotë Dr. Nita Karnik Lee, MPH, onkologe, profesor i asociuar i obstetrikës dhe gjinekologjisë në ‘University of Chicago Medicine‘, në Illinois, tha për Healthline, transmeton Telegrafi.

Kanceri ose trajtime të caktuara të kancerit gjithashtu duket se rrisin rrezikun e një personi për zhvillimin e ndërlikimeve potencialisht kërcënuese për jetën nga COVID-19.

“Pacientët, doktorët e të cilëve paralajmërojnë për vlerat e ulëta të gjakut ose gjëra të tilla, do të jenë përgjithësisht me imunitet të lëkundur“, theksion Lee.

Shumë femra me kancer të vezoreve janë gjithashtu mbi moshën 65 vjeç, që konsiderohet si një grup-moshë me rrezik të lartë nga COVID-19.

Kanceri i vezoreve është një nga llojet më agresive, kjo pasi krijimi i qelizave anormale në pjesën e qafës së mitrës nuk shoqërohet me asnjë simptomë që sëmundja të kuptohet herët. Simptomat e sëmundjes mund të fillojnë shumë herët dhe me shenja klinike që zor se mund të jenë specifike për këtë lloj patologjie, si për shembull gjakderdhje vaginale, urinim i shpeshtë, dobësi e përgjithshme, rënie të oreksit, shenja që i gjejmë mjaft shpesh edhe në sëmundje të tjera.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.