Kosova

Si ndërhyu te Serbia gjenerali Colin Powell për lirimin e Albin Kurtit dhe të të burgosurve të tjerë politik

Vdekja e gjeneralit Colin Powell e ka prekur edhe publicistin Veton Surroi.

Madje, ky i fundit, përmes një postimi të bërë në Facebook, kujtoi një moment të rëndësishëm për Kosovën e që ka të bëj pikërisht me Powell.

Sipas Surroit, Powell ndikoi te Serbia për lirimin e Albin Kurtit dhe të të burgosurve të tjerë politik

Ja statusi i plotë:

Gjenerali Colin Powell, sapo mori detyrën e Sekretarit të shtetit më 2001 priti delegacionin e Kosovës në të cilin qemë dr.Rugova, H.Thaçi dhe unë. Kërkova angazhimin e tij personal për lirimin e pengjëve kosovarë që mbaheshin në burgjet serbe, mes të cilëve edhe Albin Kurti. Me ndjeshmëri të jashtëzakonshme, këtë e shndërroi në çështje të marrëdhënieve SHBA-Serbi që për president kishte atëbotë V.Koshtunicën. Pas pak javësh u liruan të gjithë të burgosurit politikë kosovarë dhe u kthyen në shtëpi.

Falëmnderim i madh, sërish, gjeneral Poëell!

Shfaq më shumë
//chooxaur.com/4/3473483