SPORT

Si mund të punoni si vullnetar në Kampionatin Evropian 2020

Euro 2020 do të jetë Kampionati i parë Evropian që do të zhvillohet në shumë vende të kontinentit, pasi që UEFA e ka zgjeruar formatin për ta shënuar 60-vjetorin e turneut.

Ndeshjet e Kampionatin Evropian 2020 do të zhvillohen në 12 qytete të ndryshme, që bën të ketë më pak presion mbi vetëm një vend për organizimin e turneut.

Si me çdo event tjetër të madh në botë, edhe organizatorët e EURO 2020 janë duke u varur nga rreth 12 mijë vullnetarë që ndihmojnë që gjithçka të shkojë në rregull gjatë turneut.

Si mund të jesh vullnetar në EURO 2020?

Vullnetarët potencialë të Euro 2020 duhet të regjistrohen në sistemin online të UEFA-s, ku bëhet procesi i aplikimit. Për të aplikuar, klikoni këtu.

Procesi i aplikimit do të përfundojë së shpejti, ndërsa pas aplikimeve do të jetë faza e intervistimit, faza e trajnimit dhe pastaj vullnetarët do të jenë gati për të shërbyer në Kampionatin Evropian 2020, ku edhe Kosova po shpreson të marrë pjesë.

Ku mund të punoni si vullnetar?

Euro 2020 do të zhvillohet në 12 qytete të 12 vendeve të ndryshme evropiane: Amsterdam, Baku, Bilbao, Bukuresht, Kopenhagë, Dublin, Glasgou, Londër, Munih, Romë dhe Shën Petërsburg.

QytetiShtetiGjuhët e nevojshmeSistemi i aplikimit
AmsterdamHolandëAnglisht & Gjuha holandezeKliko këtu
BakuAzerbajxhanAnglisht & Gjuha azerbajxhanaseKliko këtu
BilbaoSpanjëSpanjisht & AnglishtKliko këtu
BukureshtRumaniRumanisht & AnglishtKliko këtu
BudapestHungariHungarisht & AnglishtKliko këtu
KopenhagëDanimarkëDanishte & AnglishtKliko këtu
DublinIrlandëAnglishtKliko këtu
GlasgouSkociAnglishtKliko këtu
LondërAngliAnglishtKliko këtu
MunihGjermaniGjermanisht & AnglishtKliko këtu
RomëItaliItalisht & AnglishtKliko këtu
Shën PetërsburgRusiRusisht & AnglishtKliko këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published.