Si kujtojnë qytetarët bombardimet e NATO-s

Ndërhyrja e NATO-s ishte shpresë për liri për Kosovën, por edhe frikë.

Kështu e përshkruan momentin e ndërhyrjes së NATO-s, Hetem Halilaj, nga Prishtina, i cili pavarësisht moshës, i ka ende të freskëta e kujtimet e 24 marsit të vitit 1999.

 “Gjithë kohën kemi qëndruar mbyllur, nuk kemi guxuar me dalë jashtë. Para se të ndodhte, bukën e kishim siguruar pak më herët. Errësirë, një trishtim. Më duket që i ra vendit edhe një lloj errësire, prej frike ndoshta”, tha ai.

Pas bombardimeve që nisën në mbrëmjen e 24 marsit , u kthyen mijëra shqiptarë që ishin strehuar në Shqipëri, Maqedoni e vende tjera të botës. Ndër ta edhe familja Halilaj.

“Pastaj filluan kolonat, na ndalshin rruges. Na kemi dale para se mu mbylle kufiri. Kur u kthyem me 25 qershor, nuk kishim mundësi asnjë bukë për të gjetur. Krejt të djegura, të vjedhura, tëe thyera..”, tha Halilaj

Ditën e 24 marsit e kujton edhe Rrustem Gjelaj. Por kjo ditë atë e gjeti në betejë.

 “Kam qenë në shtab te Ramushit, kemi punuar në atë zonë të Dukagjinit. Me 24 mars kam qenë në një fshat.., kur filluan bombardimet nisi edhe armikut mi ra morali. Por e shtoi ofensivën, kishte armatim të shumtë për të harxhuar. Jo atë ditë, por në një ditë tjetër për dy orë, 380 predha i ka hedh ne vend tone. Nga këto dy luftëtarë u vranë”, Rrustem Gjelaj, luftëtar.

Bombardimet e NATOS që nisën në pranverën e hershme të 24 marsit të vitit 1999, ku u ndërprenë në qershor, pas 78 ditësh, me kapitullimin e forcave ushtarake serbe.

Go to TOP