Bota

Si ka mundësi që meshkujt preken më shumë se femrat? Ja se si po eksperimentojnë mjekët me burrat për të parë nëse krijojnë imunitet

Mjekët po hamendësojnë se nëse u japin meshkujve hormone femërore mund t’i bëjnë ata më imunë ndaj koronavirusit.

Femrat në të gjithë globin ka më pak gjasa që të preken nga virusi dhe ka të ngjarë që të ketë më pak viktima ndër këtë gjini.

Kjo ka bërë që shumë kërkues të ngrenë pikëpyetje nëse hormonet që prodhojnë femrat mund të jenë një barrierë mbrojtëse, shkruan “New York Times”.

Dy spitale në SHBA po e vënë në provë këtë teori, duke u dhënë burrave estrogjen ose progesteron, për një kohë të kufizuar, për të parë nëse ai rrit sistemin e tyre imunitar, ul inflamacionin dhe zvogëlon ashpërsinë e sëmundjes.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483