Kosova

Si është gjendja e pacientëve të prekur me koronavirus, tregojnë nga Ministria e Shëndetësisë

Nga Klinika Infektive kanë dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të prekur me koronavirus që janë duke u trajtuar.

Sipas njoftimit,  40 persona të prekur me koronavirus janë hospitalizuar sot në klinikë, derisa po priten rezultatet edhe për 4 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 25 raste të cilët janë testuar dhe rezultuan negative për Covid 19.

Nga 40 rastet e infektuara me koronavirus, 33 janë në gjendje stabile,  5 janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, derisa, në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dy pacientë të cilët janë në ventilim mekanik.

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor, ndërsa nga 5 infermierët e infektuara me Covid 19, njëra është shëruar dhe liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/

Në Klinikën Infektive, sot më 10 prill 2020 janë të hospitalizuar 44 pacientë.Prej tyre, 40 pacientë janë me Covid…

Gepostet von Ministria e Shëndetësisë am Freitag, 10. April 2020