Show Biz

Si e komentuan italianët Alketa Vejsiun në Sanremo

Alketa Vejsiu ka zbritur sot në skenën e Sanremos, në atë që e ka quajtur si “pika më e lartë e karrierës së saj”.

E veshur me një fustan ngjyrë rozë, ajo ka falenderuar prezantuesin Amadeos për ftesën dhe ka përshëndetur gjithë shqiptarët, duke thënë se janë shteti i dytë me shukueshmërinë më të madhe të festivalit të Sanremos.

Por cilat kanë qenë komentet e italianëve për Alketën?

Në foton e postuar nga faqja zyrtare e Sanremo në instagram, duket se të gjithë e kanë pëlqyer Alketën, duke mos i kursyer komplimentet.

“Bukuroshe”, Thjesht fantastike”, “Mbretëresha e festivalit”, ishin disa nga komentet në instagram.

Duket se Alketa i ka bërë për vete të gjithë, duke folur plot energji dhe me një italishte të pastër.

Një provë e kaluar me sukses nga moderatorja, që duket se ka arritur të perfeksionohet aq shumë, sa edhe skena e madhe e Sanremos nuk mundi ta ndalojë shkëlqimin e saj.