Kombëtare

Si do të zhvillohet procesi mësimor në shkollat e Prishtinës?

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, ka deklaruar se janë bërë gati për nisjen e vitit të ri shkollor, sidomos për nxënësit e klasës së parë, të cilët pritet që mësimin ta ndjekin nga bankat shkollore.

“Jemi mobilizuar për ta bërë dezinfektimin e objekteve shkollore dhe i kemi edhe të gjitha mjetet e pajisjet e nevojshme për mbrojtjen e mësimdhënësve, nxënësve dhe stafit të shkollave”.

“Maskat duhet të sigurohen nga prindërit, por do të përpiqemi që në përpikëri t’i zbatojmë udhëzimet e IKSHPK-së”.

“Ekziston gatishmëria e mësimdhënësve për kthimin në shkolla, sepse ka qenë periudhë shumë e rëndë me procesin e mësimit online dhe sfidë që ata e kanë kaluar me vështirësi dhe mezi presin t’i kthehen shkollës, mësimit dhe kontaktit në shkollë”.

“Kemi pasur raste që mësimdhënësit kanë dhënë dorëheqje vetëm të mos e fillojnë mësimin online sërish sepse është stres i jashtëzakonshëm, dhe ka njerëz që e vlerësojnë se nuk mund t’i realizojnë rezultatet online”.

“Fëmijët e klasës së parë do të jenë fizikisht në banka shkollore. Kemi pas raste që shumë prindër nuk i kanë regjistruar fëmijët në klasë të parë sepse kanë menduar që mësimi do të bëhej online dhe e kanë lënë që t’i regjistrojnë vitin e ardhshëm”.

“Duhet të dhjetëfishohet puna që të arrihet suksesi i mësimit normal. Përderisa shtetet e rajonit po i hapin shkollat, atëherë mendoj se duhet edhe ne, për hir të fëmijëve, sepse kemi ankesa nga prindërit që fëmijët kanë filluar të kenë monitoni në shtëpi, mungesë të koncentrimit, humbje të kohës me lojëra elektrike, etj.”.

“Uroj qe te mos kemi raste te infeksioneve dhe raste fatale. Është një rrezik që kjo qeveri e ka marr, dhe ne duhet ta implementojmë në tërësi në bazë të skenarit të Ministrisë se Arsimit”, u shpreh ajo për Klan Kosova.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483