SPORT

Si do të ndryshojë futbolli pas coronavirusit

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka folur për politikat e rinovimit të skuadrës së Bayernit të Munihut si dhe për ndryshimet që pritet të ndodhin në futboll pas coronavirusit.

Legjenda e klubit bavarez, deklaron se aktualisht për rinovim po diskutohet vetëm për lojtarët, kontratat e të cilëve skadojnë në të ardhmen e afërt siç janë, Neuer, Thomas Muller, Thiago, David Alaba.

Ndërsa duke folur për impaktet që ka lënë apo do të lërë përhapja e coronavirusit, ai deklaron se nuk është i sigurt për dëmet që janë shkaktuar deri më tani por garanton që tarifat e transferimeve dhe pagat e lojtarëve do të rishikohen nga të gjitha klubet në mbarë Europën.

“Dua të theksoj se aktualisht po flasim për rinovim vetëm me lojtarët, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2021, pra me Manuel Neuer, Thomas Muller, Thiago, David Alaba etj. Të gjithë kanë merita të mëdha te Bayerni, kjo duhet të merret parasysh”.

“Askush nuk e di sot saktësisht se si kriza e “Coronavirus” do të ndikojë në futboll, në javët dhe muajt e ardhshëm. Prandaj, ne i kemi lënë diskutimet në pritje. Gjithsesi, unë tashmë mund ta parashikoj një gjë sot: tarifat e transferimeve dhe pagat e lojtarëve do të rishikohen nga të gjitha klubet në mbarë Europën. Oferta dhe kërkesa do të rregullojnë tregun në një situatë krize të paevitueshme”.

Rummenigge tregon se si do të ndryshojë futbolli pas coronavirusit