SPORT

Shumë skuadra pas Oezilit

Mesut Oezil do të largohet nga Arsenali. Mesfushori gjerman, që nuk ka luajtur që nga marsi i këtij viti, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta.

Londinezët tentuan të zgjidhnin kontratën e Oezilit, por lojtari refuzoi të largohet nga klubi, transmeton KOHA.

Pas këtij vendimi, trajneri Arteta la jashtë Ozilin fillimisht nga ndeshjet e Europa Leagues e më pas edhe jashtë listës së lojtarëve që do të paraqiten në Premierligë.

Oezil ka kontratë me Arsenalin deri në vitin deri në fund të këtij edicioni. Ai me londinezët fiton rreth 350 mijë funte në javë.

Për mesfushorin 32-vjeçar interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane dhe ato nga ShBA-ja.

Ai do të jetë futbollist i lirë gjatë verës.