Show Biz

Shumë marramendëse shpenzon Loredana në dukje për klipin “Geh Dein Weg”

Rep-artistja shqiptare, Loredana, që në paraqitjet e saj të para ka treguar kujdes të madh për dukjet e saj.

Me një stil unik, reperja me prejardhje nga Ferizaji, është komentuar për çmimet e shtrenjta që shpenzon në veshje dhe aksesorë.

Edhe në klipin e fundit të këngës “Geh Dein Weg”, që erdhi në bashkëpunim me dy reperë gjerman, veshjet e saj kapin shuma të mëdha.

Sipas Shqipe.Closet, në tre paraqitjet e saj, Loredana ka shpenzuar rreth 31.200 mijë euro në veshje dhe aksesorë të ndryshëm.

Ajo që më shumë mori vëmendje është ora e firmës ‘Roles’, vlera e të cilës arrin 26.650 euro.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që ajo ajo komentohet për këto lloj shuma, pasi edhe në rrjete sociale ajo tregon jetën luksoze që bën në përgjithësi.

Ndërkaq kënga e publikuar në platformën YouTube është pëlqyer mjaft mirë, duke marrë kështu 2.3 milionë klikime deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483