Hi Tech

Shuhet Ken Ishiwata, audiodizajneri dhe vizionari legjendar i Marantz

Ken Ishiwata, një nga personat më të njohur në botën moderne të audios, ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare pas një sëmundjeje.

Personaliteti dhe inxhinieri legjendar i Hi-Fi ishte ambasador shumëvjeçar i brendit Marantz, kompanisë ku ai i kaloi 41 vjet dhe e kishte linjën e vet të produkteve “Ken Ishiwata signature models”.

Ai ishte shumë i popullarizuar në mesin e audiofilëve “me xhepa më modest” sepse krijoi modifikime dhe përmirësime të suksesshme të produkteve nga oferta standarde.

Produktet e shumta të Marantz nga ai kanë fituar çmime të lakmueshme, shkruan KOHA Ditore. Demonstrimet e tij në prezantime të ndryshme hi-fi ishin legjendare për shkak të përzgjedhjes së tij eklektike të muzikës dhe skenave të pazakonta por shumë efektive. Ai gjithashtu ishte i prirur ndaj veshjeve të guximshme.

Para se të shkonte në Marantz, ai punoi për Pioneer, ndërsa u konsiderua si “vesh i artë” sepse e mundësoi suksesin e madh komercial të Marantz në Evropë. Paramplifikuesi i tyre i parë e vendosi një standard të ri për shumicën e pllakave të gramafonit.

Për të thuhet se i ka përfaqësuar shkëlqyeshëm jo vetëm produktet, por të gjithë industrinë që e duam.