Kosova

‘Shuhet’ Agjencia Kundër Korrupsionit

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), si organ i pavarur dhe i specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë, që nga data 24 shtatori i këtij viti ka mbetur pa drejtor.

Deri më tani drejtori i këtij organi ka qenë Shaip Havolli, të cilit i ka skaduar mandati.

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedh me kohë shefin e ri të AKK-së edhe pse agjencia e ka njoftuar atë gjashtë muaj para skadimit të mandatit të drejtorit të saj.

Mos mandatimi i shefit të ri të anti-korrupsionit nga Kuvendi i Kosovës ka ardhur si pasojë e mos pranimit të ndonjë emri potencial për pozitën vakante nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Ndërsa kryetari i këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Adnan Rustemi, ka thënë se konkursi për drejtorin e AKK-së është mbyllur.

“Komisioni ka krijuar grupin punues dhe se procesi është ende në fazën e grupit punues”, ka thënë ai.

Konkursi për drejtorin e këtij agjencioni është mbyllur me 21 korrik të këtij viti dhe për këtë pozitë kanë aplikuar gjithsejtë 25 kandidatë.

Mirëpo, pa drejtor ky organi i pavarur mbetet jo efikas dhe nuk mund të marrë asnjë vendim.

Madje, sipas ligjit në fuqi, asnjë lëndë nuk mund të procedohet në prokurori pa pasur autorizimin ose nënshkrimin e drejtorit të AKK-së.

Sipas legjislacionit në fuqi drejtori i AKK-së ka përgjegjësi të udhëheq dhe organizon punën e Agjencisë, të mbikëqyr punën e nëpunësve të Agjencisë, të përfaqësojë Agjencinë brenda dhe jashtë vendit, të menaxhojë buxhetin e Agjencisë dhe është përgjegjës për mënyrën e shpenzimit të tij.

Drejtori gjithashtu lidhë marrëveshje bashkëpunimi me institucionet e tjera vendore dhe ndërkombëtare, në pajtim me ligjin në fuqi, vendos për angazhimin e ekspertëve jashtë Agjencisë dhe ushtron edhe detyra të tjera të përcaktuara me ligj.

Gjatë vitit 2020, agjencia ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake në gjithsej 313 raste, prej të cilave 134 ishin bartur nga viti paraprak.

Kurse, gjatë vitit 2020 janë pranuar edhe 179 raste të reja. Prej tyre, 124 raste janë dërguar në prokurori dhe polici për procedim të mëtutjeshëm, 16 raste janë përcjellë në organet kompetente administrative me kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore, 112 raste janë mbyllur, ndërsa 61 raste janë në procedurë.

Struktura e veprave penale të përcjella në institucionet kompetente, sipas agjencisë dhe niveli i zyrtarëve të dyshuar është, mos-raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare, si dhe keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Para drejtorit, Shaip Havolli, AKK është udhëhequr nga ish-shefi i saj Hasan Preteni.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort