Kosova

Shtyhet Testi i Arritshmërisë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka shtyrë mbajtjen e testit të arritshmërisë.

Testi i cili ishte paraparë të mbahet me 21 maj është shtyrë për një javë.

Kështu nxënësit e klasave të nënta do të kenë mundësi që me 28 maj të nënshtrohen këtij testi

“Anulohet data paraprake e organizimit të testit të arritshmërisë, e caktuar me vendim nr.2-519 të datës 01.04.2021. Testi i Arritshmërisë organizohet për nxënësit e klasës së 9-të të shkollës së mesme të ulët dhe administrohet me datë 28.05.2021”, thuhet në vendimin e MASh-it. /Express/