Kombëtare

Shtyhet sërish gjyqi për Tahirin, ja çfarë vendosën Krimet e Rënda

Ish ministri i Brendshem Saimir Tahiri dhe avokati i tij, Maks Haxhia, duke dale nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ku Tahiri eshte njohur me vendimin qe e ndalon ate te dale jashte vendit. /r/n/r/nFormer Interior Minister Saimir Tahiri and his lawyer Maks Haxhia, leave the Prosecution of Serious Crimes building, where he was acquainted with the verdict which forbid Tahiri to leave the country.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u paraqit ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda për seancën e radhës.

Gjykata vendosi të pranojë gjykimin e shkurtuar për ish-ministrin.

Kujtojmë këtu se seanca e mëparshme u shty, për shkak se Prokuroria kishte humbur dëshmirë e Nezar Seitit dhe Moisi Habilajt.

Gjithashtu edhe seanca e sotme u shty për në 10 shtator, ku do të jepet edhe pretenca për ish-ministrin.

Në një deklaratë për mediat Tahiri tha se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga këto dokumente, pasi ishte i bindur se ishin në favorin e tij.

Kujtojmë këtu se Tahiri është i akuzuar për favorizim të grupit të strukturuar të Habilajve.