Kosova

Shtyhet për 11 dhjetor seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Seanca në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq filloi këtë mëngjes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por pas fjalëve hyrëse, gjyqtari shtyu seancën për 11 dhjetor për arsye procedurale.

Në fillim të saj u tha se aktakuza nuk ishte përkthyer nga shqipja në serbisht, për të cilën avokatët e të pandehurve reaguan dhe theksuan se ishte një shkelje e rëndë e rregullave.

Të akuzuarit janë Marko Rosiq, Silvana Arsoviq, Zharko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq, shkruan Kosovo Online.

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, para ambienteve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.