Kosova

Shtyhet marshi i shoqërisë civile për “veting në arsimin e lartë”

Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitete (KITU), përmes një njoftimi për media bën me dije se protesta e paraparë për datën 4 dhjetor – “Veting në Arsimin e Lartë” – shtyhet për një datë të pacaktuar.

Shkak për këtë është bërë situata e krijuar pas tragjedisë në Shqipëri e cila, siç thotë ky koalicion, me të drejtë mbajti vëmendjen dhe angazhimin qytetar të fokusuar në të.

“Koalicioni përsëritë qëndrimet e veta se vendimet e Këshillit të Etikës për të mos i trajtuar rastet e plagjiaturës dhe mashtrimeve akademike janë të papranueshme ndërkohë bën thirrje që pavarësisht procesit të vetingut që KITU e synon në nivel nacional, UP t’i kryejë detyrat e shtëpisë dhe t’i adresojë në mënyrën e duhur denoncimet e ngritura nga organizatat partnere të Koalicionit”, thuhet në njoftimin për media të KITU-s.

 “KITU vazhdon angazhimin për zgjerimin e përfshirjes në organizim të organizatave studentore dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile të interesuara që të jenë bashkëorganizatore të protestës kurdo që caktohet ajo”, thuhet më tej aty.

Shfaq më shumë
//thaudray.com/4/3473483