SPORT

Shtyhet inaugurimi i stadiumit të Tottenhamit, shpërthen uji

Një tjetër pengesë për inaugurimin e stadiumit të ri të Tottenhamit që është ende në ndërtim e sipër, ka dalë të premten në mëngjes, pasi për 45 minuta ka rrjedhur ujë i cili shpërtheu nga gypat brenda, çka bëri që punimet të shtyhen edhe më shumë.

Me qindra litra ujë është derdhur në disa nivele të stadiumit të ri të Tottenhamit, për ta shtyrë inaugurimin e impiantit gjigant që ishte në plan të bëhej në tetor. Ky problem u shfaq në ora 8:45 të mëngjesit të së premtes dhe shkaktoi lagështi të madhe duke i ndalur edhe punimet, me punëtorët që provonin ta sanonin problemin.

“Çfarë dushi. Ishte një gyp dhe aksidentalisht ai shpërtheu derisa punëtori po e kryente punën e vet. Më pas nuk u arrit që të ndalej. Uji filloi të rridhte në stadiumin e ri për 45 minuta dhe të gjithë ishin të lagur. Të gjithë udhëheqësit e punëve në stadium erdhën poshtë për të provuar ta ndalnin. Dëmi ndoshta do të jetë shumë i madh, por po punohet që të bëhet e ditur se sa dëm është shkaktuar. Filluan të lagen edhe instalimet elektrike dhe kabllot. Fillimisht, ne e ndalëm punën dhe dolëm nga dhoma. Punëtorët po i kryenin punët e fundit në stadium dhe tani punët përsëri do të vazhdojnë”, ka thënë një burim.

Në fillim të këtij muaji, Spurs bëri të ditur se është shumë afër që të dalë në stadiumin e ri, në fund të muajit shtator. Problemet janë identifikuar me sistemin e sigurimit të tokës prej 850 milionë funtesh, dhe janë konfirmuar nga kontraktuesi Mace.

ekzekutiv, Mark Reynolds tha për “Building” se problemet ishin zbuluar me instalime elektrike për sistemet e zbulimit të zjarrit gjatë testimit. Tani Tottenhami do të vazhdojë t’i zhvillojë ndeshjet si vendës në stadiumin “Wembley”, pasi ende ka punë për stadiumin e ri që u ka kushtuar londinezëve rreth 1 miliard funte. Megjithatë, ka shpresa se Tottenhami ndeshjen hapëse në stadiumin e ri do ta luajë kundër Manchester Cityt, më 28 tetor.