EKONOMI

Shtrenjtimi i bukës shtynë bujqit kosovarë t’i mbjellin tokat me grurë

Zhvillimet e fundit ekonomike të cilat kanë ndodhur në vend, siç është vënia e taksës 100 për qind ndaj produkteve të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë bërë që edhe pse me vonesë në kohë, të rritet interesimi i bujqve për t’i mbjellë tokat e tyre me grurë, raporton EkonomiaSot.

Qëndrim Selimi nga fabrika për prodhimin e farës së grurit “Agroelita”, ka thënë se vënia e taksës prej 100 për qind dhe shtrenjtimi i çmimit të grurit ka rritur interesimin e bujqve që t’i mbjellin tokat me grurë.

Ai tha se koha për mbjelljen e këtij rendimenti ka kaluar, por edhe pse me vonesë tokat po vazhdojnë të mbillen.
“Pas vënies së taksës janë rritur kërkesat për mbjellje edhe pse kemi pasur sivjet problem me kohën, fermerët nuk kanë mundur ti punojnë tokat. Tash edhe pse është vonë dhe ka kaluar afati për mbjellje prapë se prapë po i mbjellin tokat”, tha ai.

Në këtë ndërmarrje, taksa prej 100 për qind nuk ka pasur ndikim sa i përket importit pasi kjo fabrikë lëndën e parë e importon nga shteti hungarez.

“Produkti jonë është produkt vendor, lëndën e parë e marrim nga Hungaria. por këtu prodhohet përpunohet dhe paketohet në fushat tona”, tha ai.

Ai tha se pas vënies së taksës kanë rritur prodhimin por jo edhe çmimet, derisa thotë se me një angazhim më serioz beson se Kosova mund të zëvendësojë sasinë e madhe të grurit që importohet.

“Besoj që ne mund t’i afrohemi që me e zëvendësua importin. Viti i parë mund të jetë problem por me vitin e dytë mund të jemi stabil. Kjo taksë ka rritur kërkesat dhe ne duhet të punojmë më shumë. Çmimet nuk i kemi rritur, e kemi rritur vetëm prodhimin, nuk e kemi parë të arsyeshme t’i rrisim çmimet”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.