Kosova

Shtrati i pacientëve përdoret si pengesë për punime infrastrukturore që po kryhen në QKUK

Në ambientet e jashtme të QKUK-së janë duke u zhvilluar punime infrastrukturore.

E për t’i paralajmëruar qytetarët për këto punime, dikush nga kjo qendër spitalore ka vendosur ta shfrytëzojë një shtrat të pacientëve, që supozohet të jetë i Klinikës së Onkologjisë, duke e bllokuar rrugën me të.

Kjo gjë u bë e ditur përmes një postimi në “Facebook”, në faqen “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”.

“Shtretër të Onkologjisë në QKUK përdoren si pengesa për punime në rrugë në QKUK. Në spital nuk ka vende për pacientët’, thuhet në postim.

QKUK ende nuk ka pasur ndonjë reagim lidhur me shfrytëzimin e shtretërve për pacientë si pengesë e punimeve.