Kombëtare

I prekuri me COVID-19 në Malishevë ditë më parë u lirua nga karantina pasi doli negativ

Sot edhe një person nga Komuna e Malishevës, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Kjo është bërë e ditur në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShP), ku është konfirmuar rasti dhe me këtë, rritet numri në dy persona aktivë me Covid-19 në Komunën e Malishevës.

“I prekuri, ditë më parë ishte kthyer nga Mali i Zi dhe kishte qëndruar në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku ishte liruar pas testit ku kishte rezultuar negativ, por i njëjti e ka bërë testin, pas një vizite mjekësore dhe ka rezultuar pozitiv”.

Gjendja me Covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo:

77 të prekur me COVID-19

74 të shëruar

1 rast ka rezultuar me fatalitet

dhe 2 raste janë aktive me Covid-19.