Kosova

Shtohen rastet e dhunës në familje

Gjatë ditë së djeshme policia e Kosovës ka raportuar dy raste të dhunës në familje.

Rasti i parë i raportuar ka ndodhur në Lipjan ku një person ka goditur një femër të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima si pasojë e plagëve të marra është detyruar të pranojë tretman mjekësorë, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje në vendim të prokurorit.

Rast i dytë ka ndodhur në Prishtinë, ku në një familje viktima femër ka akuzuar bashkëshortin e saj se e ka sulmuar vazhdimisht atë.

Mirëpo pavarësisht akuzave të ngritura nga viktima femër, prokuroria ka vendosur që rasti të shkojjë në procedurë të rregullt dhe të mos arrestohet i dyshuari./Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483