Kosova

Shtime: Fillon ndërtimi i gjashtë shtëpive për komunitete

Sot, ka filluar ndërtimi i gjashtë shtëpive për komunitete në komunën e Shtimes, ka njoftuar kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Rrahman Kadrija.

Ky projekt është duke u realizuar në bazë të marrëveshjes të cilën ka nënshkruar kryetari i Komunës, Naim Ismajli me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

Fillimin e punimeve e ka përshëndetur nënkryetari Komunës, Rrahman Jakupi dhe kryesuesi i Komitetit për Komunitete në Komunën e Shtimes, Rrahman Kadrija, transmeton Kosova.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published.