OPINION

Shteti, viruset dhe mëngjeset tona?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Kur të kalon pandemia , është interesant të shohim së si atë mëngjes do të zgjohemi dhe së si do të ndihemi? Dhe ku. Çka do të ndodhë në mëngjeset në vazhdim? Kjo edhe është e vetmja e pyetje e cila sot ka kuptim. Se, virusi do të kalon, dhe neve sigurisht do të flasim për veten, e jo për virusin. Ata të cilët e kanë përjetuar këtë të ligë, sigurisht së do të flasin së çfarë fati kanë pasur që kanë shpëtuar.

Shumë kujtime do të na sillën në kokë nga koha e karantinës. Nuk do t’i harrojmë ata për të cilët kemi dëgjuar së kanë ikur nga kjo botë nga virusi. Për shumë kënd jeta do të jetë më ndryshe, do të kemi një gjendje shpirtërore më ndryshe, kjo lëngatë sigurisht do të lënë gjurmë të pashlyera në trurin tonë… Të gjitha këto përjetime nuk do të jenë barrë e lehtë. Njeriun e këtij nënqielli e përcollën gjatë këtyre viteve edhe shumë përjetime nga lufta. E këto përjetime të jetës jo të mirë në kushte të lirisë nuk po ndalën . Nuk ka gjë më vështirë kur sheh para vetit së të fortit e politikës grabisin çdo gjë para syve tanë . Kjo po zgjatë që nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Dikush ka grabitë një televizor, e dikush të gjithë televizorët. Dikush një lopë , e tjerët gjitha fermat. Dikush një laps e dikush fabrikën …

Ku ka mundësi të bëhet shteti pa mund e djersë! Nuk ka lumturi, edhe pse e fituam shtetin tonë?!Rastin për të bërë shtet e kemi pritë më decenie, por që nuk po dimë ta shfrytëzojmë .Fjala shtet do të thotë shumë. Është nocion pa dyshim i gjerë .

Shteti nuk bëhet pa besuar në asgjë , e as në Zot.

Shtet kur çdo komunë e ka Zotin e vet.

Shtet kur gjithçka nga e kaluara jonë nuk vlen.

Shtet kur nuk sundon si duhet rendi dhe ligji.

Shtet ku dënohen dhe rrahën gazetarët.

Shtet ku lulëzon krimi dhe korrupsioni.

Shtet ku lirohen kriminelët.

Shtet ku ministra dhe deputete bëhen analfabetet potencial.

Shtet me milionerë më para të popullit.

Shtet ku korporatat po i zëvendësojnë partitë .

Shtet ku njeriun e ndershëm e trajton si mut.

Shtet ku ikin rinia kah ju shohin sytë.

Shtet ku shkrimtarët dhe intelektualet rrëshqasin nga të dhierat e politikanëve.

Shtet ku nuk ka industri.

Shtet ku nuk ka turizëm dhe bujqësi.

Shtet ku ka vdekur kultura dhe arti.

Shtet ku pak kush lexon.

Shtet ku mund të punësohesh veç nëse bëhesh servil dhe më para.

Shtet ku universitetet funksionojnë si supermarketet.

Shtet ku diplomat shitën më kilogram.

Shtet me shumë medie të kontrolluara nga politika .

Shtet ku sportistët varen nga menaxherët.

Sportistët dhe këngëtarët që po na mbajnë gjallë krenarinë.

Shtet ku për një cikërrimë shkon në burg.

Shtet ku vjedhin milionat e shkon në Dubaj.

Shtet që nga themeli duhet ndërtuar.

Ne një shtet të tillë po zgjohemi në çdo mëngjes.

Kemi pasur mundësi që të kemi shtet shumë më ndryshe, më të mirë…

Na duhet shtet, ku mëngjeset tona, janë të bukura, dhe shumë më të lumtura, për të gjithë…

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.