Kombëtare

‘Shteti shqiptar u mohon hemodializën’/ Berisha: Çnjerëzia e narkoshtetit të Edvinit, ndaj shqiptarëve të Kosovës

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim skandaloz të shtetit shqiptar ndaj qytetarëve të Kosovës, ku njërit prej tyre i refuzohet shërbimi mjekësor jetësor i hemodializës edhe pse ka biznes dhe paguan taksa në Shqipëri.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Ja gjer ku arrin çnjerezia e narkoshtetit te Edvinit ndaj shqiptareve te Kosoves!

Qytetarit nga Kosova qe paguan prej 29 vitesh taksat ne Shqiperi i refuzojne sherbimin e hemodializes!!

Miq, ne nje akt urrejtje ne kufijte e shtazores qytetarit nga Kosova qe ndodhet ne Shqiperi qe nga viti 1992 nuk i bejne hemodializen ne Shqiperi!!

Nderkohe dhjetra qytetare nga Tropoja bejne hemodializen ne Gjakove.

Vite me pare qindra qytetare tane benin hemodializen ne teresi gratis ne Struge dhe ne Janine. Turp dhe faqe e zeze!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha pershendetje! Jam nje qytetare nga Kosova, jetoj ne Shqiperi qe nga viti 1992,jam me leje qendrimi konform rregullave te shtetit ku kam prone dhe biznes dhe paguaj taksa,une jam me semundjen e dializes dhe shteti shqiptare ma mohon ta kryej hemodializen ne spitalin e Durresit,jam i detyruar te udhetoje 3 here ne jave ne spitalin e Prishtines! Ne spitalin e Gjakoves gjithe zona e Tropojes e kryejn hemodializen dhe te gjitha sherbimet pa asnje lloj problemi! Ju lutem publikojeni kete vetem anonim te lutem!