SPORT

Shteti i Maqedonisë Veriore i shpërblen me para futbollistët e Përfaqësueses

Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM), e cila së fundmi kryetar e ka emëruar shqiptarin Muhamed Sejdini, ka vendosur t’i shpërblejë futbollistët e Kombëtares Maqedonase për fillimin pozitiv në kualifikimet për “Euro 2020”.

Maqedonasit e kanë nisur me këmbë të mbarë rrugëtimin drejt Evropianit me një fitore prej 3:1 ndaj Letonisë dhe me një barazim prej 1:1 përballë Sllovenisë. Në prag të ndeshjeve me Poloninë dhe Austrinë, Federata Maqedonasve ka vendosur t’i stimulojë reprezentuesit me nga një premi prej 4 mijë eurosh për secilin, njoftojnë mediat nga Shkupi.

Para pak kohësh futbollistët maqedonas u shpërblyen me 500 mijë euro në total për vendin e parë në grupin e tyre të Ligës D në Ligën e Kombeve, në të cilin rang edhe Kosova e ka fituar grupin e vet dhe Qeveria i shpërbleu “Dardanët” po ashtu me 500 mijë euro.

Kosova dhe Maqedonia janë në garë për kualifikim në “Euro 2020” dhe pritet të takohen në vitin e ardhshëm në “Play-Off” të Ligës D të Kombeve. Fituesit e katër grupeve takohen në gjysmëfinale të Ligës D dhe fituesi shkon në “Euro 2020”, nëse nuk ia del përmes Kualifikimeve të rregullta.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.