Kosova

Shteti do t’i paguajë familjes së Diana Kastratit 95 mijë euro për neglizhencë ndaj vrasjes së saj

Në maj të 2011-tës është vrarë Diana Kastrati nga ish-bashkëshorti i saj Adnon Jashari. Ata ishin të martuar për 10 vite, shkruan Kosova.info.

Për këtë rast familja e Dianës nuk kanë heshtur sot e sa vite që nga vdekja e saj.

Rasti është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës mirëpo për këtë nuk është bërë asgjë deri më sot.

Sot Shoqëria e Avokatëve “Sejdiu & Qerkini” kanë bërë të ditur se Gjykata Themelore e Prizrenit e ka detyruar Republikën e Kosovës që ta kompenzojë dëmin prej 95 mijë eurosh që Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka shkaktuar familjes Kastrati duke neglizhuar rastin e vajzës së saj të ndjerë, Diana Kastrati.

“Familja e të ndjerës Diana Kastrati, e përfaqësuar nga avokatura “Sejdiu & Qerkini”, pas disa viteve në kontest civil për kompensim dëmi kundër Republikës së Kosovës, sot mori lajmin se Gjykata Themelore në Prizren ka detyruar Republikën e Kosovës që ta kompensojë dëmin prej €95,000.00 që Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shkaktuar atyre duke neglizhuar rastin e vajzës së tyre të ndjerë, rrjedhimisht duke i shkelur asaj të drejtën në jetë”, thuhet në postimin e saj në Facebook.

No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.
//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483