Bota

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të kthehen në Këshillin e KB për të Drejtat e Njeriut

Shtetet e Bashkuara duan të kthehen në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara më vonë këtë vit, tha të mërkurën sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara Antony Blinken, duke shënuar angazhimin e fundit ndërkombëtar të administratës Biden.

Blinken, duke iu drejtuar Këshillit në një video të mëparshme, tha se administrata e Presidentit Joseph Biden do të punojë për të hequr atë që ai e quajti “fokusin joproporcional” të Forumit të Gjenevës për aleatin e SHBA Izraelin.

Nën ish-Presidentin Donald Trump, Shtetet e Bashkuara u larguan nga Këshilli në Qershor 2018, por qeveria e Biden u kthye si vëzhguese në fillim të këtij muaji, raporton Reuters.

  • Jam i kënaqur të njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të ri-aplikojnë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut për mandatin 2022-24. Ne kërkojmë me përulësi mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara në dëshirën tonë për t’u kthyer në përbërjen e këtij organi – tha Blinken.

Zgjedhjet vjetore për një anëtarësim tre-vjeçar të një këshilli të 47 vendeve anëtare janë planifikuar të zhvillohen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në tetor. Britania, Kina dhe Rusia janë midis anëtarëve aktualë.

  • Derisa Shtetet e Bashkuara të kthehen në përbërje, ne i bëjmë thirrje Këshillit të të Drejtave të Njeriut t’i kushtojë vëmendje politikave të tij. Kjo përfshin përqendrimin e tij disproporcional në Izrael, tha Blinken.