Kombëtare

Shtetasi i Shqipërisë arrestohet në Bllacë, kërkohej nga INTERPOLI

Një shtetas i Republikës së Shqipërisë gjatë kësaj fundjave, me kërkesë të Interpolit është arrestuar vendkalimin kufitarë Bllacë e Poshtme.

“Më 16.01.2021 në ora 11:30 minuta në Stacion Policorë të vendkalimit kufitarë Bllacë e Poshtme, me kërkesë të Interpolit është arrestuar personi G.M. 24 vjeç nga Republika e Shqipërisë”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se personi është ndaluar në stacionin policorë për procedurë të mëtejme.