Life Style - Funny

Shtëpia me e frikshme në botë

A i preferoni pamjet drithëruese të shtëpive te frikshme?

Tani ka një atraksion të ri që është hapur për kërkuesit e emocioneve dhe turistët e guximshëm që ndodhen kudo.

Për një natë të vetme, ju mund të qëndroni në kalanë e Kontit Drakula në Transilvani dhe të flini në një arkivol dhe kjo është e gjitha absolutisht falas. Guida është njohësi më i thellë i vampirëve: Dacre Stoker dora vetë, nipi i Braham Stoker, autor i romanit “Drakula”.


Ai do t’ju drejtojë në skutat më të ethshme të kështjellës ku fle personazhi i romanitmë të famshëm horror.

Shtrati i Drakulës natyrisht nuk është një krevat: është një varr i vendosur në një dhomë të errët me drita qirinjsh që mund të fiken nga një vampir që është aty, edhe pse nuk duket.
Dhe meqë po hyni mysafir në shtëpinë e një vampiri, duhet të zbatoni rregullat e tij: Nuk ka hudhra me vete! Aq më pak stoli prej argjendi, që e dërrmojnë shpirtin e tij mizor. Për të mos flasim për simbole të shenjta.

Do të provoni eksperiencën e vërtetë,duke shkruar në një kalim sekret në katin e parë,shkallët e errëta dhe cepat e frikshme.Ai kalim ju çon në një dhomë ngrënieje të madhe,ku do të shijoni një vakt siç përshkruhet në libër.

Ju mund t’i eksploroni të 57 dhomat e rezidencës, por kujdes nga “të ftuarit e papritur”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.