Bota

Shtëpia e Bardhë është interesuar rreth mundësisë që të shtohet fytyra e Trumpit në Mount Rushmore

Zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë raportohet se kanë kontaktuar guvernatoren e Dakotës Jugore, Kristi Noem, vitin e kaluar, për të pyetur rreth procesit që të shtohen presidentë tjerë në “Mount Rushmore”, shkruan New York Times.

Sipas një personi i njohur me këtë situatë, Noem më pas e priti presidentin e ShBA-së, Donald Trump, kur ai vizitoi Dakotën Jugore për festimet e 4 korrikut te monumenti me një kopje të Mount Rushmoret, ku në të ishte edhe fytyra e Trumpit.

Noem ka vërejtur më herët “ëndrrën” e Truympit që të ketë fytyrën e tij në Mount Rushmore, skulpturën e epokës Coolidge, në të cilën gjenden fytyrat e presidentëve George Washington, Thomas Jefferson, Abraham Lincoln e Theodore Roosevelt.

Sipas një interviste në vitin 2018, ata kishin folur për skulpturën gjatë një takimi në Zyrën Ovale. Ajo fillimisht kishte menduar se Trump po bën shaka.

“Fillova të qeshja. Por, ai nuk po qeshte, e kishte shumë seriozisht. Ai tha, ‘Kristi, eja këtu. Më jep dorën dhe unë i thash, ‘Z. President, duhet të vish në Dakotën Jugore ndonjëherë. E kemi Mount Rushmoren aty’. Dhe ai më tha, ‘A e di se është ëndrra ime ta kem fytyrën në Mount Rushmore?’”, kishte treguar Noemi.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483