KULTURË

Shtatorja e Skënderbeut së shpejti në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka bërë të ditur se nën përkujdesjen e MKRS-së, në Zym të Hasit, në kuadër të 550 vjetorit të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, po mbahet manifestimi kulturor dhe shkencor “Takimet e Gjeçovit”.

Ai tha se me këtë rast u vendos edhe gurthemeli për ngritjen e shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Manifestimi ‘Takimet e Gjeçovit’ është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme që zhvillohen në regjionin e Prizrenit por edhe me gjerë. Kjo ngjarje, si rrjedhojë e karakterit dhe rëndësisë së madhe kulturore e shoqërore por edhe shkencore që ka, është i pakrahasueshëm nga karakteri i tij dhe ka ruajtur vazhdimësinë, si një ngjarje tradicionale tashmë”, ka thënë Gashi. /Kosova.info/

Image may contain: 1 person, standing, on stage, sky, suit, shoes, tree and outdoor

Image may contain: one or more people, outdoor and nature

Image may contain: 8 people, people smiling, crowd and outdoor

Image may contain: one or more people, crowd and outdoor