Kronika e zezë

Shtatë të lënduar në dy aksidente të ndryshme në Prishtinë

Shtatë persona janë lënduar në dy aksidente të ndryshme që kanë ndodhur sot në Prishtinë.

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot në rrugën e Aeroportit në Harilaq.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, të përfshira kanë qenë tri automjete. Ndërkaq të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor.

“Me datën 25.10.2020 rreth orës 14.30 në rrugën e Aeroportit në Harilaq është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të 3 automjeteve, në ketë aksident 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe kanë shkuar në Emergjencë në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq dy persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në Mramor të Prishtinës. Të përfshira sipas Hoxhës kanë qenë dy automjete.

“Me datë 25.10.2020 rreth orës 14:20 në fshatin Mramor është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore ku kanë qenë të përfshira dy automjete, 1. V. W. Golf 4 dhe. 2. Kombi Mercedes ngjyrë e bardhë. Dy persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore”, ka thënë ai.

Policia tutje ka apeluar te pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave.